Berisha vijon betejën i “kyçur” në shtëpi, thirrje qytetarëve: Ngrihuni dhe kërkoni drejtësi për dinjitetin tuaj

Edhe këtë të premte ish-kryeministri Sali Berisha ka folur nga dritarja teksa poshtës banesë së tij ishin mbledhur dhjetëra mbështetës.

“Të ngriheni në këmbë dhe të kërkoni drejtësi për dinjitetin tuaj”, ishte thirrja e Berishës për qytetarët shqiptarë teksa ai ndodhet në “arrest shtëpie” që prej 30 dhjetorit të kaluar pasi akuzohet për korrupsion për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Ndërkohë ish-kryeministri tha se qytetarët nuk duhet të presin që Edi Ramën ta ndëshkojë SPAK, duke hedhur sërish akuza në drejtim të kreut të Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani.

“Shqiptarë ngrihuni, të mos mbajmë trupin në Tiranë sepse nuk ka komb të qytetëruar që do pranonte një horr të tillë për kryeministër.
Rama i ka kohërat e numëruara, por ftoj shqiptarët ti presin biletën dhe të shikoni si do bjerë llumi që e mban në këmbë atë.
Për dinjitetin tuaj ngrihuni në këmbë dhe kërkoni drejtësi për dinjitetin tuaj. Mos prisni që Edi Ramën ta ndëshkojë Dumani, ai është një skllav i tij i mjerë”
, tha Berisha ne fjalen e tij.