“Arsyeja pse po mbahet në burg Fredi Beleri është ‘Kodra e Trimave'”, Berisha publikon videon

 Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video sot që lidhet me burgosjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Berisha thotë se arsyeja e burgosjes së kandidatit të “Bashkë Fitojmë” është  pikërisht zona e ‘Kodrës së Trimave’ në Himarë, ku sipas asaj që thuhet në video po ndërtohet pa kriter, me lejen e Edi Ramës.

’Kodra e Trimave’ në Himarë shkaku pse Beleri mbahet i burgosur politik,”– shkruan Berisha.

“Një nga zonat më të bukura të Himarës që sheh nga tre anë detin. Në këtë kodër në vitin 2016 Prokuroria e Vlorës faktoi se sipërfaqja e tokës së përfituar me ligjin 7501 për tokën u bë 29582 mijë metra katrorë. Që prej asaj dite gërmimi i kodrës nuk ndalon. Merret me mend që po nuk qeve i fortë aty nuk gërmon dot. Po nuk të la pushteti vendor me policinë bashkiake apo policinë e shtetit aty nuk ngul dot një lopatë.  Aty nuk ka leje të dhënë konkretisht, por si ndërtohet? Po të krahasosh fotot nga Google Earth të dy viteve më parë shikon se aty ndërtimet nuk kanë ndaluar asnjë sekondë”, thuhet ndër të tjera në video.