Ish-kryeministri Sali Berisha është përplasur sot në Kuvend, me nënkryetaren socialiste Ermonela Felaj.
Berisha ka përmendur se katër familjarë të deputetes në fjalë janë emëruar në prokurorinë e Tiranës, duke e kthyer këtë institucion në strofull familjare.
Berisha: Fakti që ju keni kufizuar në mënyrë ekstreme debatin sot, kur në përputhje me Kushtetutën drejtësia vjen dhe raporton para parlamentit dëshmon shkallën e tmerrshme të inkriminimit tuaj. Dëshmon se po silleni sikur të ishit banorë të 313 apo të Peqinit dhe jo parlamentarë. Dëshmon se keni frikë dhe tmerr nga krimet tuaja elektorale, jo elektorale, ordinere, aferat korruptive. Dëshmon se jeni skllevër të veprave tuaja kriminale dhe s’keni as dinjitetin, as minimumin e guximit.
Felaj: Zoti Berisha kush është kërkesa juaj procedurale. Ju është dhënë fjala për procedurë.
Berisha: Vetëm ti nuk duhet të flasësh, nuk duhet të kryesosh, se e shndërrove Prokurorinë e Tiranës në strofull familjare. Turp, turp, turp! Kaq kam për të thënë.
Felaj: Ashtu dhe mos mashtro herë tjetër në Kuvend duke kërkuar fjalën për procedurë kur nuk ke asnjë kërkesë për procedurë.
Felaj: Uluni zoti Berisha, mos pengoni vijimin e rregullt të seancës
Berisha: Jepni dorëheqjen tani
Felaj: Duhet të largoheshit ju dhe familja juaj nga ky vend që jeni shpallur non grata për korrupsion masiv. Jam krenare për veten dhe familjen time, i kam shërbyer këtij shteti, në biografinë tonë nuk gjen asgjë të zezë, kurse ti je krejt i zi