Berisha mbështet studentët e mjekësisë, fton qytetarët të dalin në protestë

Studentët e Universitetit të Mjekësisë, do të ngrihen sërish ditën e nesërme në protestë përpara Kuvendit. Ata kundërshtojnë projektligjin që ‘u mban’ peng diplomat për 5 vite me qëllim mos largimin e tyre nga vendi.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha. Përmes një postimi në rrjete sociale, Berisha u bën thirrje gjimnazistëve dhe qytetarëve ti bashkohen protestës.

 “Studentët e mjekësisë protestojnë nesër para parlamentit kundër ligjit anti-student të Edi Ramës. Ju bëj thirrje të gjithë studentëve, gjimnazistëve dhe qytetarëve të mbështesin kauzën e tyre të drejtë,” shkruan Berisha.

Protesta do të zhvillohet nesër në orën 9:00 përpara Kuvendit.