Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD se opozita do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e kryeministrit Rama dhe homologes italiane, Giorgia Meloni, për emigrantët.
Sipas Berishës kjo marrëveshje është në shkelje serioze të Kushtetutës dhe të drejtave të njeriut ndërsa theksoi se ajo që ndodhi në Kuvend nxiu fytyrën e Edi Ramës dhe ndriçoi opinionin publik se si miratohen ligjet këtu.
” Po detyrohem të perifrazoj prapë veten; ai tym dhe ajo blozë që nxiu sterr fytyrën e Edi Ramës dhe Lindita Nikollës, ndriçoi në mbarë botën opinionin public dhe mediat mbi betejën e drejtë pa kthim që zhvillon opozita në parlamentin e Shqipërisë. U vendos që kjo betejë pa kthim të vazhdojë në drejtim të horizonteve të reja. Ju e dini që jemi në dinamizëm të vazhdueshëm dhe ju mbajmë korent çdo ditë. Përsa i përket marrëveshjes së emigrantëve, do të përgatitet teksti dhe do të dërgohet në Kushtetuese. Ne mendojmë se ka një shkelje serioze të kushtetutës, firma e Edi Ramës. Mendojmë se ka probleme serioze të të drejtave të njeriut, ndaj dhe duke mbajtur qëndrimin tonë negativ, opozita do ti drejtohet gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen. Ndërsa qëndrimi i Edi Ramës dhe Linda e parlamentit, është më antidemokratik, antiligjor, antikushtues që është mbajtur ndonjëherë. Beteja vazhdon pa kthim,” tha Berisha.