Berisha: Kemi dorëzuar ligjin për ish-sigurimsat por Rama bën gjueti shtrigash

Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot në mbledhje me disa deputetë të PD se opozitës po vazhdojnë t’i dhunohen të drejtat nga qeveria.

Siç u shpreh Berisha, janë një sërë nismash të Grupit Parlamentar të PD-së që kanë muaj që mbahen sirtarët e Kuvendit, sipas tij, me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Berisha përmendi ligjin e lustracionit, për të cilin deklaroi se mazhoranca nuk e do me qëllim që të “mbajë peng zyrtarë të lartë, të cilët ligji në fjali mund t’i hiqte nga detyra”, duke bërë gjueti shtrigash.

“Prej mbi 6 muaj ne kemi dërguar në parlament ligjin e lustracionit. Ky ligj është ligji i cili, jo vetëm identifikon deputetët, gjykatësit, prokurorët, zyrtarët e lartë për bashkëpunimin e tyre të dikurshëm, ose jo me Sigurimin e Shtetit, por ai detyron largimin nga shërbimi, detyra e atyre që dalin se kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.

Ky ligj është aplikuar plotësisht në vitit 1996. Në vitin 1997 ligji nuk është hedhur poshtë, por është hedhur poshtë lustracioni si komponent i ligjit, dhe vzhdoi për një kohë si i tillë. Në vitin 2008, ne përsëri rikthyem në parlament ligjin e lustracionit.

Gjykata Kushtetuese me kërkesë të Edi Ramës e hodhi poshtë ligjin, në mënyrë plotësisht antikushtetuese, pasi të njëjtin ligj Gjykata Kushtetuese nëvitin 1996 e kishte shpallur të vlefshëm, kushtetues. Por ligjet e mëvonshme këtë ligje lënë plotësisht kushtetues, sepse në ndryshimet kushtetuese që u bënë lustracioni, apo largimi nga sistemi i drejtësisë i ish-nashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit u stipulua, u sanksionua në Kushtetutë. Kështu që tani, ligji i lustracionit ka një bazë solide të padiskutueshme”, tha Berisha.