Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ironizuar kryeministrin Rama, pasi ky i fundit deklaroi se agjentët e BKH-së nuk pranuan të hiqnin “patllaket” kur shkruan për kontroll në Kryeministri.
Ironikisht ai tha se të gjithë agjentët e BKH dhe do armatosen me patllake dërrase, pasi me patllake të vërteta e tmerruan kryeministrin.
Gjithashtu Berisha hodhi edhe akuza ndaj kreut të qeverisë, që e mbajti për 20 ditë të fshehur kontrollin e BKH-së në godinën e Këshillit të Ministrave.
“Po të kërkoni ju të futeni në atë ndërtesë, nuk u lejojnë sepse po zhvillohej një takim shumë i veçantë. Altin Troplini kishte mbledhur BKH-në dhe u lexonte urdhrin e fundit të Edi Ramës.
Do të çarmatosen që të gjithë agjentët e BKH dhe do armatosen me patllake dërrase. Më patllake të vërteta nuk do ketë, se na e tmerruan kryeministrin. Dhe e kishte mbajtur të fshehtë 20 e ca ditë. Shkuarjen e agjentëve të BKH në kryeministri me patllake, Rama i tmerruar e mbajti të fshehtë 20 e ca ditë dhe e nxori të nesërmen e vendimit të Irenave të Kushtetueses. Të vendimit antikushtetues, antiligjor, të turpshëm, të paprecedent në historinë e Europës dhe botës për një vend me shtet ligjor”, deklaroi Sali Berisha.