Berisha fton qytetarët në protestën e 22 Marsit:  T’u japim përgjigjen e merituar akteve anti ligjore të Ramës

Partia Demokratike ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë, ku do të diskutohet edhe në lidhje me protestën e thirrur në 22 Mars.

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ftoi qytetarët t’i bashkohen protestës, për t’i dhënë përgjigjen e merituar akteve nënligjore të kryeministrit Rama, që vendosi të dalë kundër drejtësisë për të mbrojtur Belinda Ballukun.

“Kryengritje e fuqishme më 22 mars që duhet t’u japë përgjigjen e merituar akteve anti ligjore të Ramës që përpiqet të mbrojë me çdo kusht veten dhe sojin e tij. Dua të përgëzoj të gjithë kryetarët e ri të zgjedhur në degët e PD nga Shkodra në Vlorë, Berat, Sarandë, Himarë dhe qytete të tjera. Procesi zgjedhor është zhvilluar në Primare. Kjo tregon që nuk duhet te heqim dorë nga Primaret e të mos zëvendësojmë me asgjë vullnetin për vendimmarrje të anëtarëve tanë.”, tha ai.