Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë i buzëqeshur nga mbledhja e dytë e deputetëve demokratë që u zhvillua në ambientet e Kuvendit.
Për mediat, ai u shpreh se ndër të tjera diskutuan mbi mosfunksionimin e Parlamentit, teksa shtoi se deputetët e opozitës do t’i japin Ramës përgjigjen e merituar.
“U diskutua mbi drejtimin e absolutisht disfunksional të parlamentit, shkelmin nga institucionet të vendit. Braktisjen që i bën Rama parlamentit. Për të gjitha këto deputetët e opozitës do të japin përgjigjet e merituara”, tha Berisha.