Berisha del hapur në mbrojtje të Albin Kurtit: “Edi Rama e ka personale ndërhyrjen në punët e Kosovës”

Ish kryeministri Sali Berisha ka dalë hapur në mbrojtje të kryministrit të Kosovës Albin Kurti, pas vendimit për anulimin e mbledhjes mes dy qeverive nga pala shqiptare.

Duke e quajtur ndërhyrjen e Ramës brutale, Berisha tha se ky veprim i tij është diçka personale që vjen për qëllime hakmarrëse dhe sherrndjellëse.

Ai përsëriti se Rama është argat i zellshëm I Vuçiç, duke theksuar se sipas tij të dy kërkojnë shpërbërjen e Kosovës.

“Ka diçka të tmerrshme personale të Edi Rarmës. Ai është nën hetim penal të hapur në Uashington për superskandalin e tij me Charles McGonigal. Ka korruptuar aleatit kryesor, ish-shefin e shërbimit të FBI për Nju Jorkun, McGonigal, ndërkohë që ai ishte në detyrë dhe e ka angazhuar atë në hetime private për shkatërrimin e opozitës shqiptare. Kohët e fundit, prokurori amerikan ka kërkuar bashkimin e dosjes shqiptare të McGonigal me dosjen e lidhjeve ruse. Duket se aferat janë të lidhura me njëra-tjetrën. Për të lehtësuar sadopak pozicionin e tij të pashpresë, Edi Rama vazhdon të paraqesë projekte të pakërkuara për problemin më delikat të rajonit.

PD e Shqipërisë iu bën thirrje autoriteteve të Kosovës të bashkërendojnë përpjekjet e tyre me BE dhe SHBA për shtensionimin e situatës dhe rikthimin në tryezën e dialogut.Kjo është rruga më e mirë për dështimin e projektit Vuçiç-Rama për ndarjen e Kosovës.

Sanksionet ndaj Kosovës, një demokraci e re dhe e suksesshme, popullit të të cilit nuk i janë mbyllur plagët akoma, jane një akt të pajustifikuar me ligjin ndërkombëtar dhe moralin e vendeve të lira.”, është shprehur Berisha.