Opozita ka bërë reagimin e parë pasi presidenti Bajram Begat dekretoi datën e zgjedhjeve të reja në Tiranë, të cilat do të mbahen më datë 9 Nëntor. Dekreti i Bëgajt vjen një ditë pasi Këshilli i Ministrave i dërgoi Presidentit vakancën për 6 bashkitë, përfshirë edhe Tiranën.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër uke thënë se Bajram Begaj nuk është President i shqiptarëve, por një robot që komandohet nga Edi Rama.
Sipas Bardhit, Begaj ka shkelur rëndë Kushtetutën si dhe ka rrënuar autoritetin e Gjykatës Kushtetuese.
Në fund të reagimit të tij, Bardhi thotë kreyministri Edi Rama ka marrë peng dhe komandon Bajram Begën, njësoj si me “Diellën”.
Tirana, Vlora, Berati, Mati, Cërriku dhe Tepelena do të mbajnë zgjedhjet lokale në datën 9 Nëntor, ku qytetarët do të zgjedhin drejtuesit e rinj të këtyre bashkive.
Reagimi i Bardhit:
Asnjë surprizë nga Bajram Begaj!
Ashtu siç kishim paralajmëruar, Bajram Begaj nuk është President i shqiptarëve, por një robot që komandohet nga Edi Rama. Me shkeljen e rëndë që ka kryer sot ndaj Kushtetutës, Presidenti i Republikës ka kryer një puç kushtetues sepse ka rrënuar edhe autoritetin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe themelet mbi të cilat ndërtohet shteti i së drejtës.
Zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Tiranë janë futur në një ngërç kushtetues për shkak të aktit të sotëm të Presidentit të Republikës. Juridiksionin e shqyrtimit të ankimit ndaj VKM-së së shkarkimit nuk e cakton Edi Rama në relacion, por Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Një mandat kushtetues nuk mund të ndërpritet veçse për shkaqet e parashikuara shprehimisht në Kushtetutë dhe kjo i nënshtrohet kontrollit kushtetues.
Askush në 35 vjet demokraci nuk e ka dëmtuar kaq shumë reputacionin e Kreut të Shtetit. Arsyet janë tërësisht banale: Edi Rama ka marrë peng Bajram Begajn, dhe e komandon atë njëlloj si “Diellën”!