Vetëm një ditë pasi qentë kafshuan një turiste italiane në qytetin e Vlorës, Bashkia e qytetit bregdetar ka vendosur të helmojë qentë që qëndronin në zonën e Lungomares.
Mësohet se në shumë zona të qytetit janë hedhur produkte ushqimore të helmuara për t’i vrarë këto kafshë që qarkullojnë të lira dhe pa zot në rrugët e Vlorës.
Raportohet se përgjatë 24 orëve të fundit janë helmuar qentë në disa zona të qytetit, por edhe kafshë shtëpiake.
Edhe pse shpesh qentë mund të jenë rrezik për qytetarët, zgjidhja që është gjetur nga Bashkia e Vlorës përbën një skandal, duke helmuar dhjetëra kafshë endacake.