Bardhi thirrje demokratëve të grupit të Bashës të bashkohen: Mos besoni përrallat me Rekurs

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar sot se problemi për PD u mbyll me vendimin e gjykatës për t’i kthyer vulën Sali Berishës.

Bardhi  i ka bërë thirrje grupit të Lulzim Bashës që të bashkohen me Partinë Demokratike, gjatë takimit me strukturat e partisë në Përmet, ku tha se ata e kanë derën e hapur në PD, pasi aty e kanë vendin.

“Më kokën lart kemi disa muaj decizivë përpara për të bërë realitet fitoren e PD në zgjedhjet e ardhshme. Nëse vij sot dhe them që u mbyll problemi me vendimin PD dhe të mos besojnë përrallat me Rekurs e duhet t’ja shpjegoni edhe demokratëve që nuk na janë bashkuar ende, janë demokratë dhe kanë bërë të njëjtat sakrifica si ju. Dera është e hapur dhe ata e kanë vendin këtu. Bashkë me çdo qytetar të ndershëm, sepse sot e vetmja shpresë që Shqipëria të ecë përpara është opozita dhe PD”, tha Bardhi.