Banorët e Rrjollit protestojnë për tokat e tyre, përplasen me policinë! Dy të lënduar dërgohen në spital

Banorët e Rrjollit në Velipojë kanë protestuar edhe këtë të premte kundër ndërtimit të një resorti, që prek tokat e tyre, ndërsa nuk kanë munguar tensionet me policinë.

Raportohet se dy prej banorëve të zonës kanë mbetur të plagosur pas përplasjes me policinë, në momentin kur ata tentuan të hynin në kantierin ku po kryhen punimet për ndërtimin e resortit nga biznesmeni Bashkim Ulaj.

Banorët po protestojnë prej javësh dhe akuzojnë shtetin se po u vjedh tokat e tyre. Edhe një ditë më parë pati përpasje mes banorëve dhe policisë.

Këto të fundit nuk kursyen as një grua shtatzënë, duke e shoqëruar në komisariat.

Ata kanë thënë se do të vazhdojnë të protestojnë, madje duke paralajmëruar edhe greve urie para SPAK-ut.