Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, doli në një deklaratë për mediat pas bojkotit të mbledhjes së sotme të Komisionit për Reformën Zgjedhore nga Partia Demokratike.
Balla paralajëmroi se mazhoranca do të vijojë punën për përfundimin e reformës, me ose pa opozitën.
“Nëse PD nuk do të vijë deri më 30 nëntor në komisionin e posaçëm, të mos habitet pastaj, PS do ta ruajë të drejtën për të sjellë në Kuvend propozimet e veta dhe për t’i miratuar me 3/5-at e Kuvendit”,- tha Balla.
Nëse deri më 30 nëntor PD nuk vjen në komision për të punuar së bashku… Në vdekje e sipër PD hedh shashka nga më të ndryshmet, por megjithatë ne i marrim seriozisht edhe shashkat e tyre dhe alibitë e tyre dhe duam që t’i diskutojmë. Nuk pse ta braktisësh komisionin me një të drejtë që ta kemi dhënë ne, të drejtën e vetos.
PD t’i sjellë të gjitha propozimet në komision por bojkoti i komisionit me një të drejtë që ta kemi dhënë ne… dua t’i them PD që ne do t’i japim Shqipërisë mundësinë që të zhvillojë zgjedhjet e 9 majit që edhe bashkitë që u bashkuan të kenë anëtarët e vet në këshillat bashkiakë. PD duhet të kuptojë që edhe ne kemi pasur disa propozime, si rikthimi i numërimit në qendrat e votimit. Nëse PD nuk do të vijë në komision deri më 30 nëntor, mos të habitet kur të çojmë propozimet tona në Kuvend”, tha Balla.