Bajram Begaj pret në Presidencë Rexhep Taip Erdogan, pas ceremonisë zyrtare nis takimi me dyer të mbyllura

Presidenti Bajram Begaj ka pritur në Presidencë homologun e tij turk, Presidentin Rexhep Taip Erdogan.

Në oborrin e Presidencës është zhvilluar ceremonia zyrtare ku janë kënduar himnet e dy shteteve, ndërsa më pas Presidentët bashkë me delegacionet e tyre janë futur në ambientet e brendshme, ku do të zhvillohet edhe takimi me dyer të mbyllura.

Pas takimit me Begajn, Erdogan do të takohet edhe me kryeministrin Rama si dhe me një grup përfaqësuesish të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, teksa do të inagurojë edhe Xhaminë e Namazgjasë, ku pjesë e investimit është edhe qeveria turke.

Gjatë vizitës së Erdogan në Shqipëri është parashikuar edhe nënshkrimi i 3 marrëveshjeve, si dhe konferenca e përbashkët me kryeministrin Rama.