Bajram Begaj pret diplomatin David Wisner në presidencë

Kreu i Shtetit Bajram Begaj priti sot në zyrën e presidencë Të Ngarkuarin me Punë të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner. 

Gjatë takimit, Presidenti rikonfirmoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara e Amerikës. Nga ana tjetër ai vuri në dukje rolin kyç të SHBA-ve në forcimin e demokracisë në vend. 

Begaj e konsideron thelbësore përpjekjen e amerikanëve për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit në Shqipëri.