Babai i recepsionistit të vrarë në Dhërmi: Nuk njihej me autorin, do t’i ketë kërkuar lekët…

Babai i Eraldo Nevruzit, 31 vjeçarit të vrarë në Dhërmi, ka mohuar që djali i tij të kishte patur njohje të mëparshme me autorin, 43 vneçarin Gerald Shehu, dhe me dy bashkëpunëtorët e tij.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai u shpreh se djali kishte shkuar në Dhërmi për të kërkuar punë, ndërsa tregoi se i biri kishte rënë dakord me pronaren e hotelit, vjehrrën e autorit, për të punuar si recepsionist me rrogë 1.5 milionë lekë të vjetra në muaj.

Ai tha se mendon që ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, ku djali i ka kërkuar lekët dhe Geralo Shehu nuk ia ka dhënë.

Intervista në Euronews albania:

Djali sa ditë kishte që punonte te ky hotel?

-Ka një muaj që ka shkuar në Dhërmi, do punonte në një lokal tjetër. Ai nuk ishte bërë gati dhe kishte shkuar në ky hotel për të kërkuar punë. Ka një javë.

Kush e sugjeroi këtë hotel?

-Asnjëri. Vet kishte kërkuar punë. Si barist. Se përballë kishte barin. E vjehrra e autorit është pronare e hotelit dhe e kishte kërkuar në recepsion. Ajo i ishte lutur djalit se dinte 3 gjuhë të huaja, i kishte kërkuar çuni 1.5 milionë lekë të vjetra dhe kishin rënë dakord. 5 ditë kishte që kishte nisur punë.

Nevruz, kush u lajmëroi për vrasjen e djalit?

-Nga televizori, aty e morëm vesh.

Po me dy djemtë e tjerë të Korçës, djali kishte njohje?

-Jo nuk i njihte fare. Unë e di që veç dy shok ka, ishin djemë të tjerë

Djali me parë ka qenë i dënuar për diçka? Ka patur probleme me ligjin?

-Djali ka patur një detyrim paraqitje, e kapën me dy gram hashash më parë.

Pse mendon që mund të ketë ardhur kjo?

-Mendoj konflikt i çastit, mund të mos i këtë pëlqyer puna, do i këtë kërkuar djali lekët dhe ai nuk do ja këtë dhënë. 99% këtë mendoj.

Djali yt nuk ishte konfliktual? Nuk kishte probleme më parë?

-Ka qenë i qetë dhe i logjikshëm përherë djali. Nuk ka patur asnjëherë probleme me njerëz.

Me parë çfarë punonte djali?

-Kamarier, bankier ka qenë.

Më familjen e autorit nuk keni komunikuar fare?

-Jo jo. Ka shkuar familja e gjithë andej. Unë vet nuk jam mirë.