Hashim Thaçi nuk lejohet të kthehet në Kosovë për të vizituar babain e sëmurë, Gjykata Speciale i refuzon kërkesën

Gjykata Speciali i ka refuzuar kërkesën ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për të vizituar Kosovën pasi babai i tij ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i Thaçit, Luka Misetiç, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ndërsa ka shtuar se kërkesa i është refuzuar nga Gjykata Speciale.

Kërkesa kishte bënte me një vizitë të shkurtër dhe të mbikëqyrur të Thaçit, por u refuzua.

“Babai i klientit tim Hashim Thaçi është mjaft i sëmurë dhe është kthyer në spital. Ne kishim kërkuar që Hashim Thaçi t’i jepej një lirim i shkurtër dhe i mbikëqyrur për ta vizituar për arsye humanitare. Prokuroria e Specializuar kundërshtoi dhe gjyqtarët e mohuan vizitën”, ka shkruar Misetiç në rrjete sociale.