Është identifikuar shqiptari, i cili humbi jetën në një aksident pune në Maltë, tështunën e 21 Prillit. Viktima është 51 vjeçari, Bari Balla, i cili vdiq pasi çatia e shtëpisë ku po punonte u shemb. Balla ishte babai i 6 fëmijëve dhe prej dy vitesh jetonte dhe punonte në Maltë për të siguruar të ardhura për familjen e tij.
Komuniteti shqiptar në Maltë ka hapur një llogari për mbledhje fondesh për të mbështetur familjen e 51 vjeçarit për të bërë të mundur kthimin e trupit të tij në atdhe.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 20 Prill ku shqiptari ishte duke punuar në ndërtim. Ai vdiq pasi çatia e një shtëpie të viteve 1920 në rrugën St Ignatius, Sliema, u shemb.
Në momentin e aksidentit Balla ishte me një 31-vjeçar, i cili mori vetëm disa lëndime të lehta. Ndërsa trupi i 51-vjeçarit u gjet i vdekur rreth një orë më vonë nga trupat e kërkim shpëtimit.
Pas ngjarjes, Autoriteti i Ndërtimit deklaroi se punimet në fjalë po kryheshin pa lejet e nevojshme. Edhe Autoriteti i Shëndetit dhe Sigurisë në Punë lëshoi një deklaratë ku thuhej se nuk janë depozituar dokumentet e nevojshme e për rrjedhojë nuk ishin njoftuar për punimet.