Avokati Maks Haxhia tregon se ku ndodhet Ergys Agasi: Kur të kthehet do të vetëdorëzohet

Maks Haxhia, avokati i biznesmenit Ergys Agasi ka deklaruar se klienti i tij ndodhet aktualisht jashtë Shqipërisë dhe kur të kthehet do të vetëdorëzohet.

Gjatë një deklarate për gazetarët, Haxhia ka thënë nxjerrja e të dhënave nga dosja e SPAK e kompromenton. Haxhia shtoi se ai si avokat dhe Agasi nuk e kanë ende në dorë dosjen e Prokurorisë së Posaçme.

Haxhia tha se nuk ka asnjë provë që Agasi të jetë marrë me fushën e tenderave apo të ketë lidhje me pengmarrjen e biznesmenit, Gerond Meçe.

“Është jashtë shtetit duke lidhur një marrëveshje biznesi. Patjetër që do të vetëdorëzohet, kur të kthehet do mbajë qëndrimin për t’u përballur me drejtësinë. SPAK e komprometon, nxjerrja e të dhënave të dosjes komprometon, konkluzionin e nxjerr politika dhe opozita.

Kur nuk është politikan çlidhje ka ai me emërime? SPAK thotë ato që do SPAK, por jo ato që janë në realitet dhe prova, nuk ka asnjë provë që Agasi të jetë marrë me fushën e tenderave, por as nuk njihet me personin”, tha ai duke iu referuar Gerond Meçen, i cili u mor peng dhe u kërcënua që të hiqte dorë nga ankimimet për tenderat.

Kujtojmë se SPAK e akuzon Agasin për disa vepra penale, si:  Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,