Gjykata Penale ka caktuar 20 ditë burg për Jetnor Zhabolin, 35 vjeçarin i cili u arrestua pak ditë më parë për dhunën dhe presionin që ushtronte ndaj familjes.
Zhaboli mbante të mbyllur gruan dhe fëmijët, ndërsa u kishte vendosur kamera kudo.
Prokuroria kishte kërkuar që ai të qëndrojë në qeli, për 30 ditë derisa të dalë ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë gjendjen e shëndetit mendor për 35 vjeçarin. Në seancë, avokati ka kërkuar shtrim të përkojshëm në spital deri në rezultatet e akt ekspertizës.
I pyetur gjatë seancës, Jetnor Zhaboli ka pretenduar se gjithçka e ka bërë për të mbrojtur familjen, pasi kishte frikë për ta.
Sipas dëshmive të mëhershme, ai kishte thënë se kishte dëgjuar që gruaja komunikonte me zëra nga muret e për këtë arsye kishte vendosur kamera.
Në dëshminë e gruas, rrëqethës ishte fakti që 35 vjeçari sillej mirë dhe e afronte vajzën e tyre 9 vjeçare, ndërsa djalit 3 vjeçar i fliste me përçmim, duke thënë se “i ngjante rracës së gruas”.