Atentati me 4 të plagosur në Lundër/ Gjenden mbi 10 profile ADN-je, rriten shanset për zbulimin e autorëve

Detaje të reja janë zbuluar mbi atentatin me 4 të plagosur në Lundër. Mediat raportojnë se grupi hetimor ka mbi 10 profile ADN mikse të gjetura në sendet, që dyshohet se i përkisnin autorëve të atentatit.

Sakaq, dy prej tyre janë profile të plota, çka do të thotë se ka shpresa për hetuesit në zbulimin e identitetit të autorëve. Ndërkohë këto profile mbetet për t’u verifikuar edhe më me detaje.

Sendet që janë gjetur pranë vendit ku ndodhi atentati janë pinca, një shall dhe mjete të tjera pune.Të plagosur në atentat mbetën Arens Stafa, 34 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç, të cilët janë të dëmtuar në dorë dhe krah, D. Demiraj, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç.