Policia dhe prokuroria nuk kanë ende një autor të dyshuar mbi atentatin në Lundër ku katër qytetarë u plagosën, dy prej tyre tëmitur.
Për të hedhur dritë mbi ngjarjen, grupi hetimor është përqendruar te analizimi i pamjeve të kamerave të sigurisë dhe provave të grumbulluara në vendin e ngjarjes.
Mediat raportojnë se pas analizimit të tyre është zbuluar se autorët kanë lëvizur po në të njëjtën zonë edhe përgjatë dy ditëve para se të ndodhte atentati.
Lëvizja e tyre ka ngritur dyshimet se objektivi të jetë mbajtur nën vëzhgim të plotë nga autorë.
Hetuesit janë duke verifikuar sërish dyshimet se në këtë atentat të jetë ngatërruar objektiv dhe ai të ketë qenë bashkëshortja e Roan Brahimit.
Policia e Tiranës të shtunën njoftoi se kishte gjetur një motor të djegur në fshatin Fikas, në Mullet. Por, përkundër faktit, ekspertët kanë pohuar se nuk janë përftuar prova, të cilat mund të ndihmojë grupin hetimor për shkak se ishte shkrumbuar i tëri.