Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico ka mbetur i plagosur në një atentat. Mediat e huaja raportojnë se Fico është dërguar në spital por, nuk dihet se si është gjendja e tij shëndetësore.
Mësohet se ai është qëlluar jashtë Shtëpisë së Kulturës në qytetin Handlova, ku kryeministri po zhvillonte një takim me mbështetësit e tij. Sipas mediave vendase, Fico ishte duke folur me disa qytetarë jashtë ndërtesës kur u dëgjuan disa të shtëna.
Ndërkohë mësohet se një person është arrestuar nga autoritetet atje.
Nënkryetari i parlamentit Lubos Blaha konfirmoi incidentin gjatë një seance parlamentare dhe e shtyu mbledhjen deri në një njoftim të dytë, tha agjencia sllovake e lajmeve TASR.
Presidentja Zuzana Caputova e dënoi atë që e cilësoi “një sulm të pamëshirshëm” ndaj kryeministrit.