Atentat 43-vjeçarit shqiptar në Greqi, një person e qëllon tre herë me armë afër banesës së tij

Atentat ndaj një shqiptari në Greqi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kato Achaia raportojnë mediat greke.

Sipas informacioneve të protothema.gr, gjithçka ka ndodhur rreth orës 23:30, kur 43-vjeçari po kthehej në shtëpi. Teksa burri ndodhej afër shtëpisë së tij, atij i është afruar një makinë e zezë e drejtuar nga një i panjohur, i cili ka nxjerrë armën, ia ka drejtuar 43-vjeçarit që sapo kishte zbritur nga makina dhe e ka qëlluar tre herë.

Si pasojë e të shtënave, burri mbeti i plagosur në bel ndërsa ndodhet në spital. Ndërkohë ende nuk dihet identiteti i shqiptarit të plagosur, ndërsa puna vazhdon për kapjen e autorit.