Kush është i arrestuari për pengmarrjen e “Koçoles” dhe Sulovarit?

Policia e shtetit parandaloi një ngjarje të rëndë kriminale, pasi arrestoi në Fier 29 vjeçarin Albi Mëcini, të cilit në automjet iu gjetën 21.3 kilogramë lëndë eksplozive gati për shpërthim në distancë. 

Policia sekuestroi 2 automjete, 2 çanta me rreth 21.3 kg lëndë plasëse artizanale, e montuar me celularë, për uushpërthim në distancë, 3 bidonë me benzinë dhe 4 celularë.

Në kuadër të megaoperacionit “MISTERI”, u shpallën në kërkim 27-vjeçari Arafat Manërkolli dhe Ervis Cukali, 25 vjeç që mendohet se do asistonin në krimin e planifikuar. 

Nga ky operacion u zbardh dhe një tjetër ngjarje të rëndë kriminale, ajo e rrëmbimit dhe zhdukjes së dy shokëve nga Saranda me Fatmir Sulovari dhe Leonard Theodhori, i njohur me nofkën, Koçole. 

Për këtë ngjarje, Albi Mëcinit Gjykata e Sarandës kishte caktuar “Arrest në burg”, sikundër edhe ndaj Sebastian Latajt, i shpallur në kërkim. 

Gjithashtu, nga kontrolli i zonës ku u arrestua Mëcini, u gjet edhe një tjetër automjet në brendësi të të cilit ishin 3 bidona me lëndë djegëse benzinë. 

Nga veprimet hetimore rezulton se në bashkëpunim të tre kishin siguruar kushtet dhe mjetet, me qëllim kryerjen e një ngjarjeje të rëndë kriminale.