Arrestohet organizatori i sulmeve ndaj KFOR, tensione me serbët në Mitrovicë

Njësitet Speciale të Policisë në Kosovë kanë arrestuar njërin nga udhëheqësit e Mbrojtjes Civile që kishte organizuar sulmin ndaj KFOR-it. Pamjet janë publikuar nga mediat në vend ku shihet se si disa pjesëtarë të Policisë, shoqërojnë në makinë Milun Milenkovic, i njohur me nofkën ‘Lune’.

Por arrestimi i tij ka shkaktuar tension pasi vetëm disa minuta më pas, makinat e Policisë së Kosovës sulmohen me gurë të peshave të mëdha.

Po ashtu pas arrestimit mësohet se dhjetëra serbë janë mbledhur në qendër të Mitrovicës së Veriut.