Arrestohet në Rinas kundërshtari i Vladimir Putin, akuzohet për mashtrim

Një shtetas rus është arrestuar në aeroportin e Rinasit, pasi akuzohet nga Rusia për veprën penale të mashtrimit.

Bëhet me dije se në pranga është vënë Aleksandër Bobovnikov, i cili është edhe kundërshtar i Presidentit rus Vladimir Putin, pasi ka shprehur bindje se Rusia po bën luftë të padrejtë ndaj Ukrainës.

Bobovnikov ka qenë i pajisur me 2 pasaporta, ruse dhe izraelite në momentin e arrestimit, ndërsa mësohet se më herët është kapur edhe në Itali, por është liruar.

Ai është me profesion neurokirurg, ndërkohë që sot u paraqit në Gjykatën e Tiranës për masën e sigurisë. Në dëshminë e tij, ai tha se erdhi me “charter” për të festuar.