Arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi

Biznesmeni Ilir Shtufi, ndaj të cilit SPAK kishte lëshuar një urdhër-arrest është arrestuar ditën e sotme në Greqi.

Shtufi dyshohet se bashkëpunonte me grupin kriminal që drejtohej nga vëllezërit Koçeku të goditur nga SPAK duke iu pastruar paratë e fituara nga trafiku i drogës.

Shtufi është ndërtues i disa kullave në Tiranë, mes tyre atë që do të quhet “Mali i Tiranës”, e cila pritet të jetë 65 kate, 7 prej të cilave nën tokë, 185 m e lartë. Ilir Shtufi ka 91% të aksioneve së kompanisë “Nova Construction 2012”.

Kjo kompani është një nga 3 operatorët që fitoi tenderin e Lotit 4 të Unazës së Madhe në Tiranë, edhe kjo procedurë që po hetohet nga SPAK.

Kujtojme se SPAK ka lëshuar 20 masa sigurie, për një grup kriminal të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike e pastrim parash, i drejtuar nga vëllezërit Artur dhe Luçiano Koçeku.

Mësohet se 15 masa sigurie janë “arrest me burg” dhe 5 “arrest shtëpie”.

EMRAT:
Ardian Zykaj
Alfredo Hamzai
Adrian Rama
Erjon Rama
Orgest Bircaj
Orest Sota
Elton Memeti
Artur Shehu
Leonard Bishaj
Arben Ismaili
Edmond Jaupi
Besnik Myftari
Dritan Aga
Luciano Koceku alias Artur Koceku
Dino alias Abedin Koceku
Ervin Koceku
Astrit Vladi
Kastriot Vladi
Gezim Islami
Ilir Shtufi