Arrestohet ish-drejtori i burgut të Lushnjes, i dënuar me 1 vit e 4 muaj burg

Judmir Shurdhi, ish-drejtor i burgut “Kosova” në Lushnje, është arrestuar ditën e sotme nga policia.

Ai ishte dënuar me 1 vit e 4 muaj burg nga Gjykata, pasi akuzohet për “abuzim të pjesëmarrjes në tendera”.

Sipas dosjes së SPAK, nga hetimet ka rezultuar se Judmir Shurdhi, i cili ishte drejtor në vitin 2020 kur u zbulua shkelja, ka shpërdoruar detyrën lidhur me zhvillimin e tenderit për transportin e punonjësve, pasi ka ngarkuar të njëjtët persona të jenë në cilësinë e anëtarit të Njësisë së prokurimit dhe Komisionit të vlerësimit të ofertave, ka miratuar shkeljet ligjore të kryera prej tyre, si në vitin 2018 ashtu edhe në vitin 2019, si dhe ka ushtruar presion për kualifikimin e një operatori që mori pjesë në garë.