Arrestohet çifti i bashkëshortëve që shisnin drogë në Tiranë, kishin mbushur pallatin me kamera dhe përdornin nipin si korrier

Një çift bashkëshortësh në Tiranë janë arrestuar në sajë të Operacionit “Tempulli 2”, në zonën e Selitës.

Mamimica Kurteshi dhe Florand Karemani, drejtonin dhe shpërndanin kokainë dhe kanabis prej kohësh përmes nipit të tyre.

Rolin drejtues e kishte gruaja e arrestuar Mamica Kurteshi e cila jetonte në katin e 4 të një pallati. I gjithë pallati kontrollohej me kamera të sigurisë ku survejoheshin të gjitha lëvizjet si të klientëve por edhe të policisë.  Mësohet se cifti i bashkëshortëve në këtë aktivitet kriminal kishte përfshirë edhe nipin e tyre.

Ata shmangnin takimet me klientët ndërsa për të marrë paratë dhe për të dorëzuar kokainën kishin caktuar pikërisht nipin e tyre që tashmë është në prangat e policisë

Për të kapur Mamica Kurteshin, bashkëshortin e saj, por edhe nipin është dashur ndërhyrja e forcave RENEA për shkak se nuk ka pranuar që te hapë derën.