Arben Ahmetaj shpallet në kërkim ndërkombëtar, SPAK njofton Interpolin

Prokuroria e Posaçme e Krimit të Organizuar ka kërkuar shpalljen në kërkim ndërkombëtar për Arben Ahmetajn.

Mësohet se pasi policia kërkoi javën e kaluar në shtëpitë e ish ministrit dhe në shtëpitë e të afërmve të tij, insitucionet e tjera u njoftuan se Ahmetaj nuk gjendet në Shqipëri. SPAK ka njoftuar se nuk mund të ekzekutojë masën “arrest me burg” për Arben Ahmetajn pasi ai nuk gjendet në Shqipëri.

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar Interpol dhe institucionet e tjera ligjzbatuese ndërkombetare sipas procedurës pas moskonstatimit të tij në banesë.

Vetë avokatët e Arben Ahmetaj kanë konfirmuar disa ditë më parë se Arben Ahmetaj ndodhej në Angli, pranë familjes së tij.