Ish-ministri Arben Ahmetaj ka dalë pas 6 orësh nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), ku ëhstë marrë në pyetje nga oficerët e BKH-së si person nën hetim për aferën korruptive të inceneratorëve.
Ndaj tij rëndojnë 4 akuza, për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe përfitime të paligjshme. I pyetur nga gazetarët pasi dol inga SPAK, Ahmetaj tha se do të shkojë në Prokurori sa herë të jetë nevoja, teksa nuk i kurseu batutat me gazetarët.
Ahmetaj: Sqaruam pozicionin. faleminderit.
I druheni arrestimit?
Ahmetaj: Faleminderit
Do vini sërish?
Ahmetaj: Të jeni mirë të gjithë. Sa herë të duhet.