Apeli e riktheu në burg, Vangjush Dako lirohet nga qelia

Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka përfunduar zyrtarisht dënimin me 2 vjet e 8 muaj heqje lirie për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Ai është liruar këtë të premte nga burgu i Durrësit, ku ishte rikthyer pas vendimit të formës së prerë të dhënë më 16 shtator nga Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Dako përfitoi ulje të një të tretës së dënimit si rezultat i gjykimit të shkurtuar, ndërsa pjesën tjetër të dënimit e kishte vuajtur më parë në masat e arrestit me burg dhe arrest shtëpie.

Në momenti i rikthimit në burg më 16 shtator, ai duhej të kryente edhe rreth dy javë të mbetura për të shlyer dënimin në tërësi, afat që përfundoi sot.

Sipas SPAK, Dako u shpall fajtor për shpërdorim detyre në lidhje me dy çështje: miratimin e lejes së ndërtimit për një pallat shumëkatësh, si dhe projektimin e një shëtitoreje në qytetin bregdetar të Durrësit, të cilat dyshohet se janë shoqëruar me shkelje të rënda ligjore dhe procedurale.

Ish-kryebashkiaku u arrestua në qershor 2023 me urdhër të SPAK, ndërsa u lirua nga qelia në shkurt 2024 për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit. Deri në vendimin e Apelit ai qëndroi në masën e arrestit shtëpiak.

Në të njëjtin vendim të formës së prerë, Apeli i Posaçëm la në fuqi edhe dënimet me nga 2 vjet burg për bashkëpandehurit Fiqiri Farruku dhe Edmond Bulku, të cilët u shpallën fajtorë për “falsifikim të dokumenteve”. Megjithatë, dënimet e tyre u konvertuan në shërbim prove.

Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka përfunduar zyrtarisht dënimin me 2 vjet e 8 muaj heqje lirie për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Ai është liruar këtë të premte nga burgu i Durrësit, ku ishte rikthyer pas vendimit të formës së prerë të dhënë më 16 shtator nga Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO).

Dako përfitoi ulje të një të tretës së dënimit si rezultat i gjykimit të shkurtuar, ndërsa pjesën tjetër të dënimit e kishte vuajtur më parë në masat e arrestit me burg dhe arrest shtëpie. Referuar burimeve zyrtare, nga momenti i rikthimit në burg më 16 shtator, ai duhej të kryente edhe rreth dy javë të mbetura për të shlyer dënimin në tërësi – afat që përfundoi sot.