Antoneta Sevdari rimerr detyrën në Prokurorinë e Tiranës, shteti shqiptar duhet t’i kthejë pagat që prej përjashtimit në shkurt 2019

Antoneta Sevdari është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Tiranës me qëllim fillimim e detyrës pas  konfirmimit nga ana e KPA-së.

Sipas procedures, vendimi i kolegjit ka miratim të menjehershëm, çka do të thote se zyrtarisht Sevdari është pjese e akuzes së kryeqytetit.

Po ashtu shteti shqiptar ka detyrim që t’i paguhen të gjitha pagat qe nga shkarkimi i saj 22 shkurt 2019. Gjithashtu Strasburgu e ka gjobitur shtetin shqiptar me 25 mije euro për një proces të padrejtë.

Pas rastit të Sevdarit, janë edhe 20 subjekte të tjera që i janë drejtuar KPA-së për rishikim vendimi.

Sevdari rikthehet në detyrë, 5 vite pas shkarkimit të saj nda detyra. Antoneta Sevdari kaloi pa problem procesin e vettingut, por ky vendim u ankimua nga Komisioneri Publik, që kërkoi hetim më të thelluar, duke i gjetur probleme me pasurinë e bashkëshortit, që solli edhe më pas shkarkimin e saj.