Eriketa Papa, anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës, e dlaë nga lista e Partisë Demokratike, ka dorëzuar në SPAk padinë kundër ndërtimit të kullës në qendër të tiranës.
Në një deklaratë për mediat, ajo tha se PArtia Demokratike nuk do të ndalet dhe se ky ishte vetëm hapi i parë kundër ndërtimit të kullës.
“Denoncojmë korrupsionin dhe ky është hapi i parë që ne bëjmë për të denoncuar dhe treguar dëshminë e angazhimeve dhe luftës së vazhdueshme të PD për aferat korruptive që bëhen në kurriz të qytetarë. Detajet e kallëzimit do të bëhen më tej në një deklaratë zyrtare”, tha Enriketa Papa.