Profesor Artan Fuga ka qenë i ftuar në podcastin e “Departamentit Brain Gain dhe Ekselenca”, ku është diskutuar nëse Shqipëria është apo jo nën një regjim autokratik modern. Së bashku me anëtarët e departamentit Andi Mustafajn dhe Ted Kopliku ata kanë diskutuar rreth konceptit të autokracisë, aktivitetit dhe pritshmerive ndaj opozitës.
“Në njëfarë mënyre njihen disa liri, padyshim, disa të drejta. Dhuna nuk është prezente aktive dhe pushteti nuk është një vend ku ndërrohen forcat politike që qeverisin vendin ose opozita është një kukull në duart e qeverisë dhe e ka të pamundur të vijë në pushtet pasi ky vend kontrollohet do të thoja nga një parti por nuk është as parti, është një grup njerëzish. Në kohën moderne nuk ka regjime të përcaktuara në mënyrë të fortë. Nuk jam i mendimit që konceptet teorikre shfaqen në mënyrë aq të kulluar në realitetin konkret historik në këtë vend. Cdo qeveri qëë të qeveriset mirë duhet që të ketë alternativa politike për të qeverisur pastaj a bëhen apo jo në Shqipëri, a është më i mirë një program apo një tjetër”, u shpreh professor Fuga, i cili u shpreh se votuesit në vend nuk votojnë për një Shqipëri më të mirë por sipas interesit momental.
Megjithatë ai u shpreh se pushteti këtu nuk mund të jetë autokratik pasi Shqipëria është një shoqëri e hapur nga pikëpamja e qarkullimit të ideve, liritë ekzistojnë por ato ngushtohen dhe pengohen nga ana e pushtetit që të mos ketë vend për alternance politike.
“Ka disa faktorë në Shqipëri që e përcaktojnë që në këtë vend nuk ka demokraci. Qeveritë këtu janë të minorancës elektorale edhe sikur të merren ato shifra që merren si t ë mirëqena, për shkak se ata që votojnë janë vetëm 1/3. Pushteti lokal është tërësisht i përqendruar dhe janë qytetarë me kollare që përfaqësojnë edhe ata nga fshati. Në Shqipëri nuk ka ndarje pushtetesh, deputeti është nën kontrollin e partisë e cila kontrollon dhe Kuvendin. Ky nnga ana tjetër kontrollon pushtetin ekonomik, gjyqësor etj dhe pa ndarje pushtetesh nuk mund të krijohet një shoqëri e mirë”, u shpreh Fuga.
Ted Kopliku u shpreh se pushtetet këtu krijojnë hapësira oponence të tilla që të shërbejnë për të ccliruar tensionet, dhe kjo hapësirë ngelet një iluzion lirie për konsolidim politik.
Ndërsa anëtari tjetër i departamentit Andi Mustafaj tha se qeveria këtu ka menduar në një mënyrë më të zgjuar fatkeqësisht sepse përveccse nuk ka një ndarje pushtetesh dhe personalitete të cilët ideologjikisht shtyjnë ide, ushtron një autokraci të butë moderne. Ai ka krijuar systemin e konfuzionit të përhershëm , politika godet fort dhe nuk lejon që asaj t’i përgjigjen me politikë.
“Ky është kurthi më i madh që pushteti i Edi Ramës i ka ngritur shoqërisë shqiptare. Shpërndarja e informacioneve të pavërteta, nepërmjet algortimeve, banalizimi i skandaleve që zënë njeri-tjetrin apo edhe polarizimi i shoqërisë në rrafshin politik krijojnë një sistem që mban shoqërinë në një gjendje mosbesimi dhe ç’orientimi, duke e bërë edhe më të pamundur organizimin e qytetarëve për të rezistuar apo për t’ju kundërvënë pushtetit”, u shpreh ai.
Në diskutim u tha gjithashtu se një pjesë e opozitës ka monopolizuar opozitarizmin. Shpjegimi i shoqërisë për iluzionin e lirisë duhet të jetë në origjinë të aksionit opozitarë. Rëndësia e njëhsimit të fjalimit me veprimin për opozitën shqiptare, duke treguar që jemi ne luftë me regjimin dhe jo në konkurencë programesh, është një nga mënyrat për të forcuar opozitën shqiptare në një realitet si i joni.
Përveç denoncimit dhe protestave, opozita duhet te jetë në krye të mbrojtjes së kauzave të drejta, veprimit brenda institucioneve dhe propozimeve konkrete.
Ndiqni debatin: https://open.spotify.com/episode/2bPjePdP8QjuazdfRWIIn1