Ambasadorja greke shkon në SPAK, kërkon informacione mbi çështjen e Fredi Belerit

Ambasadorja greke Konstantina Kamits ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), për të kërkuar informacione mbi çështjen e Fredi Belerit.

Kryebashkaiku i zgjedhur i Himarës mbahet në burg prej 10 Majit të këtij viti, pasi u kap duke blerë vota. Pavarësisht se ka kërkuar disa herë masë të më lehtë sigurie, GJKKO nuk e ka pranuar.

Kujtojmë se shteti grek po lobon fort për të nxjerrë nga burgu Belerin, duke çuar edhe një amendament në Parlamentin Europian për lirimin e tij.

Kjo nuk ëhstë hera e parë që ambasadorja greke bën lëvizje të tilla, pasi më herët e ka vizituar Belerin në paraburgimin e Vlorës, ndërkohë që sihte edhe ditëne kur u konstituua Këshilli Bashkiak i Himarës.