Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Konstantina Kamitsi, e cila ka qenë e pranishme krah gruas dhe djalit të Fredi Belerit në Konstituuimin e Bashkisë Himarë, ka dhënë një prononcim për mediat.
Ajo ka thënë se mungesa e kryetarit të zgjedhur është një goditje e madhe në shtetin e së drejtës dhe parimin themelor të prezumimit të pafajësisë.
Sipas ambasadores, çdo vend që dëshiron të bëhet anëtar i BE-së duhet të zbatojë parimet e unionit.
“Do të ishte regres i madh në përpjekjet reformuese të Shqipërisë në fushën e shtetit të së drejtës, të humbasë të drejtën e kryerjes së detyrave të tij një kryetar bashkie i zgjedhur në mënyrë demokratike, ndaj të cilit as nuk rëndojnë akuza dhe i cili nuk është gjykuar dhe dënuar. BE është mbi të gjitha komunitet parimesh, parime të cilat do të duhet të zbatojë çdo vend që dëshiron të bëhet anëtar i tij”, u shpreh ajo.