Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Matthew Whitaker, ndodhej në Tiranë këtë të premte, 24 prill.
Lajmi u bë i ditur nga ambasada amerikane në Shqipëri, e cila përmes një postimi në rrjete sociale ka ndarë pamje nga vizita e Whitaker në Tiranë, i cili u takua me punonjësit dhe Marinsat, të cilët kanë shërbyer në operacionet e NATO-s në Afganistan dhe Irak.
“Patëm kënaqësinë të mirëprisnim në ambasadën tonë Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në NATO, Mattheë Ëhitaker, dhe ta prezantonim atë me Marinsat tanë dhe punonjësit amerikanë dhe shqiptarë që kanë shërbyer në operacionet e NATO-s në Afganistan dhe Irak. Ne e vlerësojmë partneritetin mes vendeve tona në mbrojtje të vlerave tona të përbashkëta”, thuhet në postim.