“Pakthyeshmëria e reformës në drejtësi duhet të jetë synimi ynë dhe për këtë duhen institucione të fuqishme gjyqësore të pavarura”. Ky ka qenë mesazhi i ambasadorit në BE në vendin tonë Silvio Gonzato teksa mori pjesë në seminarin “Drejtësia e përbashkët”, organizuar nga Friends of Europe.
Gonzato teksa ka ndarë monente nga ky takim, në një postim në rrjete sociale shkruan gjithashtu se rinovimi i anëtarësimit në këto institucione është kyç dhe Parlamenti duhet të sigurojë që anëtarët e rinj të japin garancitë e nevojshme përsa i përket pavarësisë dhe profesionalizmit.
Postimi i Gonzatos:
Pakthyeshmëria e reformës në drejtësi duhet të jetë synimi ynë. Për këtë duhen institucione të fuqishme gjyqësore të pavarura, ku shoqëria civile të luajë plotësisht rolin e saj. Rinovimi i anëtarësimit në këto institucione është kyç dhe Parlamenti duhet të sigurojë që anëtarët e rinj të japin garancitë e nevojshme përsa i përket pavarësisë dhe profesionalizmit.