Teksa Shqipëria ndodhet në pushtetin e flakëve, ku situata është më kritike në Gramsh dhe Delvinë, ambasada amerikane të Tiranë thotë se po ndjek nga afër të gjithë situatën.
Në një postim në Facebook, ambasada u bën thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë që të tregojnë kujdes në zonat e rrezikuara nga zjarret.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë po vazhdon të ndjekë nga afër disa zjarre në zona të ndryshme të vendit dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë të tregojnë kujdes në zonat e rrezikuara nga zjarret. Disa zona në të gjithë vendin janë nën urdhër evakuimi” shkruhet në postimin e ambasadës të shpërndarë në rrjete sociale.
Apeli vjen pasi situata ka dalë jashtë kontrollit në disa zona prej vendit ndërsa ditën e djeshme u regjistrua edhe viktima e parë nga zjarret.
Ndërkohë disa shtëpi janë djegur në Gramsh ppor edhe në Delvinë, ku edhe disa qytetarë kanë shfaqur probleme shëndetësore.