Ambasada amerikane ndan mesazhin e Rubios: Kush përbën kërcënim për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme, do t’i heqim vizën

Ambasada amerikane në Tiranë në një postim në rrjete sociale ka ndarë mesazhin e Sekretarit Amerikan të Shtetit.

Rubio në një konferencë me kryeministrin hungarez, Viktor Orban shprehe se do t’i hiqet

viza çdo vizitori, prania e të cilit përbën kërcënim për politikën e jashtme të SHBA-së dhe sigurinë kombëtare.

“SEKRETARI RUBIO: Nëse unë identifikoj një vizitor në vendin tonë, prania e të cilit përbën kërcënim për politikën tonë të jashtme dhe sigurinë kombëtare, ne do t’ia heqim vizën”, shprehet Rubio.