Albin Kurti “thumbon” Ramën në takimin me mërgimtarët: Shënojmë përvjetorin “Ballkonit të Hapur”

Marrëdhënia mes Albin Kurtit dhe Edi Ramës nuk ka qenë asnjëherë e mirë, port ë dy u larguan edhe më shumë kur kryeministri i Shqipërisë anulloi mbledhjen e dy qeverive për shkak se Kurti nuk pranonte të negocionte me Serbinë.

Gjithashtu, edhe nisma “Ballkani i Hapur” ka qenë një urë ndarëse mes dy kryeministrave, me palën kosovare që nuk donte të përfshihej, ndërkohë që Shqipëria dhe Serbia vijonin të nënshkruanin marrëveshje.

Ditën e djeshme, në një takim me mërgimtarët, kryeministri Kurti nuk i ka kursyer “thumbat” për homologun e tij Edi Rama, pasi në një moment u shpreh se po festonte përvjetorin e “Ballkonit të Hapur”, duke iu referuar vendit të takimit me qytetarët.

Një shprehje që nuk kaloi pa u vënë re edhe nga mediat kosovare, që e cilësuan si një ngacmim ndaj Ramës, tashmë që “Ballkani i Hapur” thuajse nuk egziston më. Pritet me interes nëse do të ketë një përgjigje edhe nga Rama, i cili raste të tilla nuk lë asnjëherë pa i shfrytëzuar.