AKU tërheq nga tregu biskotat “EnerBiO Dinkel Waffeln Natur” të supermarketit “Rossmann & Lala”

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar tërheqjen nga tregu të produktit “EnerBiO Dinkel Waffeln Natur”, i cili tregtohet në supermarketet “Rossmann & Lala” në Shqipëri.

Dyshimet lidhen me praninë mbi normat e lejuara të mykotoksinave, të njohura ndryshe si toksina të mykut, të cilat mund të paraqesin rrezik për shëndetin e konsumatorëve.

AKU thotë në njoftimin zyrtar se , masa është ndërmarrë me kërkesë të kompanisë gjermane “Dirk Rossmann GmbH”, ndërsa subjekti “Rossmann & Lala” ka bërë tërheqjen e menjëhershme të produktit nga të gjitha pikat e shitjes në vend, si masë parandaluese.

Në reagimin e saj, AKU u bën thirrje konsumatorëve që e kanë blerë këtë produkt dhe e kanë ende në përdorim, ta kthejnë pranë pikave të shitjes ku e kanë marrë.

Njoftimi i AKU:

“Referuar njoftimit të ardhur nga subjekti Rossman & Lala mbi tërheqjen nga tregu të produktit EnerBiO Dinkel Waffeln Natur (EAN 4305615676876 / DAN 055700) – Date skadence 18.01.2027, njoftim ky i bërë nga kompania Dirk Rossmann GmbH” në Gjermani, si masë parandaluese e tejkalimit të nivelit të lejuar të mykotksinave,/toksina të mykut

Të dhënat e produktit

Emri I Produktit: EnerBiO Dinkel Waffeln Natur (EAN 4305615676876 / DAN 055700

Datë skadence : 18.1.2027

Nga ana e subjekti jemi njoftuar se është bërë tërheqja e menjëhershme e artikullit nga të gjitha pikat e shitjes pa dallim LOT Number dhe datë skadence.

Autoriteti Kombëtar I Ushqimit po merr masat për të kryer verifikimet përkatëse referuar njoftimit të kryer nga OBU, ku dhe i bën thirrje konsumatorëve që nëse e kanë blerë këtë produkt dhe e kanë gjendje ta kthejnë pranë pikave të shitjes.