Një aksion i përbashkët është zhvilluar mes Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe Prokurorisë së Breshias.
Bëhet me dije se janë lëshuar 21 urdhër-arreste, por ende nuk ka informacione pasi operacioni për arrestimet po vijon.
Më vonë pritet që SPAK të japë më tepër informacion për këtë operacion të përbashkët me autoritetet italiane.