Aksidentoi për vdekje 2 fëmijët në Durrës, lihet në qeli Nikoll Radaçi

Nikoll Radaçi është lënë në masën e sigurisë “arrest me burg” nga gjykata, pas aksidentit tragjik të ndodhur më 3 maj në lagjen nr.15 të Durrësit, ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë.

57-vjeçari ishte në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes, kur humbi kontrollin e automjetit dhe përplasi tre të mitur që po luanin në trotuar.

Si pasojë e aksidentit, humbën jetën E.M., 12 vjeç, dhe K.N., 10 vjeç, ndërsa një fëmijë tjetër 8-vjeçar arriti të mbijetojë, por ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i mjetit kishte qenë i denoncuar disa herë nga banorët e zonës për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe ishte ndëshkuar edhe më parë nga policia.