Një aksident i rëndë në vendin e punës i ka marrë jetën një 58-vjeçari në Tiranë.
Siç njofton policia, ngjarja ka ndodhur si pasojë e rrëzimit të pompës të një betoniere ku 58 vjeçari mbeti i dëmtuar, ndërsa më pas ndërroi jetë.
Policia ende nuk e ka sqaruar se në cilin subjekt ka ndodhur ngjarja, ndërkohë ka arrestuar shoferin e betonieres.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin E. L., 36 vjeç, pasi dyshohet se si pasojë e rrëzimit të pompës së mjetit të punës (betoniere) që drejtonte, është dëmtuar punonjësi në të njëjtin subjekt me të, shtetasi R. R., 58 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë.