Aksidenti me 8 viktima në Këlcyrë bëhet diskutim në Komisionin e Sigurisë, Salianji: Policia e shtetit nuk ka kontroll në territor

Tragjedia me 8 të vdekur në Këlcyrë mëngjesin e sotëm është bërë pjesë e diskutimit në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë.

Shoferi ishte një i ri nga Shkodra, që për të shmangur policinë, rriti shpejtësinë duke përfunduar në Vjosë dhe duke vrarë kështu edhe 7 emigrantët, që kishin ikur nga vendi i tyre për një jetë më të mirë.

Deputeti demokrat Ervin Salianji, u shpreh se kjo ngjarje dëshmoi se policia e shtetit nuk ka kontroll në territor.

“Unë e di që jeni në ajër, po në këtë vend jetoni. Sot ka ndodhur një ngjarje e trishtueshme, kanë vdekur 8 veta në një aksident.

Aksidenti ka ardhur për shkak se drejtuesi i mjetit mbante në makinë 7 shtetas të huaj që trafikoheshin. Kishim të bënimin me trafik emigrantësh. Është një ngjarje e përsëritur dhe tregon se policia e shtetit nuk ka kontroll në territor.

Do të duhej një aksident i rëndë për të kuptuar që Shqipëria është kthyer në han pa porta ku kalojnë emigrantët. Imagjinoni, kur kalojnë qënie njerëzore, cfarë bëhet me trafikun e drogës dhe sesi qarkullojnë të lirë personat në kërkim dhe të përfshirë në grupet kriminale.

Si fillim, në këtë ditë, ju duhet ta nisnit komisionin me këtë dhe të forcojmë strukturat e policisë së shtetit që të mos ndodhi më kjo. Këto tregojnë se e keni humbur kontrollin në territor”, tha Salianji.

Ndërsa Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u përgjigj se t shkak ishte shpejtësia e lartë  dhe se emigrantët vinin nga një vend anëtar i BE.

Jam i prekur nga aksident i ka humbur jetën 7 emigrantë në kërkim të një jete më të mirë dhe bashkë me ta edhe drejtuesi i mjetit, një shtetas shqiptarNdjej keqardhje kur thonë që policia nuk ka kontrollin e territorit, policia nuk kap personat e përfshirë në akte të ndryshme kriminale. Nëse korridoret e trafikimit të emigrantëve të paligjshëm prekin vendet edhe vende anëtare të Bashkimit Europian, sepse emigrantë në fjalë vinin nga një vend anëtar i Bashkimit Europian në një prej pikave kufitare të Shqipërisë”, tha Balla.